Bashkimi përforcohet me Julien Lewsin

Klubi i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin e parë të huaj për sezonin e ri.

Julien Lewis është i gjatë 193 cm dhe luan në pozitën 2.

Amerikani ka luajtur në Ligën NCAA me skuadrat Texas Longhorns dhe Fresno State Bullogs, po ashtu ka luajtur edhe në NBA G League me skuadrat Rio Grande Vipers dhe Stockton Kings.

29 vjeçari në sezonin e fundit ka luajtur në kampinatin finlandez me skuadrat Kobrat, te kjo e fundit, 29 vjeçari ka pasur 28 paraqitje, duke arritur mesatare prej 10.1 pikëve dhe 5.2 kërcimeve për ndeshje.