Bashkimi përforcohet me basketbollistin Anton Kazarnovski nga Izraeli

Skuadra e basketbollit Bashkimi, ka njoftuar se ka transferuar një basketbollist një ditë para fillimit të sezonit në Superligë.

Skuadra prizrenase ka transferuar basketbollistin izraelit, Anton Kazarnovski I cili luan në qendër.

Kazarnovski I gjatë 2016 centimetra më herët ka luajtur për skuadra si Maccabi Tel Aviv, Galil Gilboa, Hapoel Eilat na Izraeli dhe për skuadra nga Gjermania, Rumania, Greqia e Maqedonia e Veriut.

Qendra me përvojë të madhe, Anton Kazarnovski, është përforcimi i ri i skuadrës sonë.💪

“36 vjeçari 206 cm i gjatë, ka luajtur për skuadrat si Maccabi Tel Aviv, Galil Gilboa, Hapoel Eilat nga Izraeli, pastaj Giessen 46ers dhe Karlsruhe nga Gjermania, CSU Asesoft Ploiesti dhe BCM U Pitesti nga Rumania🇷🇴, AS Apollon nga Greqia, si dhe për skuadrat Karpos Sokoli, Blokotehna, Pelister dhe Euro Nickel nga Maqedonia. Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U-16, U-18, U-20 dhe U-21 të përfaqësueses së Izraelit”, thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.