Bashkëshortja e Valon Behramit, Lara Gut Behrami fiton medaljen e bronztë olimpike

Skitarja Lara Gut Behrami ka fituar medaljen e bronztë olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Ajo garoi në disiplinën e sllallomit të madh.

Gut Behrami përfaqëson shtetin e Zvicrës në Lojërat Olimpike Dimërore.

Gut Behrami është bashkëshortja e futbollistit me prejardhje shqiptare, Valon Behrami.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në këtë disiplinë garoi edhe garuesja nga Kosova, Kina Kryeziu.