Bartomeu: Nuk mund ta lejoja largimin e futbollistit më të mirë në botë, Messi duhet të pensionohet te Barca

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bortomeu, ka deklaruar se nuk është i interesuar që ta vazhdoj zënkën publike me Lionel Messin.

Ylli argjentinas shokoi botën e futbollit në muajin e kaluar kur njoftoi se dëshironte të largohej nga Barca.

Messi në një intervistë për Goal.com, kur njoftoi për qëndrimin e tij te Barcelona, e kishte kritikuar presidentin e këtij klubi për mos menaxhim të mirë të klubit për kohë afatgjatë.

Bartomeu ka thënë e nuk do hyj në asnjë konflikt me Messin.

“Si president, nuk do të hyj në asnjë konflikt me Messin. Messi është kapiteni ynë, lideri jonë. Çështja është lënë. Ajo që është thënë, është thënë”, ka thënë Bartomeu.

Presidenti i blaugranëve ka thënë se nuk mund ta lejonte largimin e kapitenit të klubit.

“Nuk mund ta lejoja futbollistin më të mirë në botë që të largohej. Skuadra ka nevojë për të, ai garanton sukses. Gjërat duhet të diskutohen në shtëpi. Duhet mbështetur skuadra dhe lojtarët”, ka potencuar presidenti i Barcës.

Ai ka thënë se Messi është i kënaqur me projektin dhe me trajnerin e ri Ronald Koeman.

“Duhet ta urojmë veten që Messi është akoma me ne. Ai është i kënaqur me projektin e (trajnerit Ronald) Koeman. E rëndësishmja është se ai luan për Barcelonën, në shtëpinë e tij. Duam që ai të pensionohet te ky klub”, ka deklaruar Bartomeu për TV3.