Bartomeu: Messi do të luajë edhe për pesë vitet e ardhshme në Barcelonë

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për yllin e kësaj skuadre, Lionel Messin.

Bartomeu beson se Lionel Messi dëshiron që ta përfundoj karrierën e tij në Barcelonë.

Ai ka shtuar se argjentinasi edhe për 2 deri në 5 vite do të luaj për blaugranët.

“Ai është që duhet të zgjedh. Ka fituar vendimin për të zgjedhur dhe të ndalojë të luajë futboll kur dëshiron. Por siç tha para disa javëve, dëshiron të përfundojë karrierën në Barcelonë. Në dy ose tri sezone e ardhshme do të vazhdojë të jetë lider. Nuk ka dyshim është ende i ri, i fortë dhe ka ambicie. Messi do të luajë për ne në 2-5 vjetët e ardhshme. Nuk kam dyshim për këtë gjë”, ka thënë presidenti i Barcelonës.

Lionel Messi në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos në La Liga, shkëlqeu duke shënuar hat-trick.