
Barcelona vs Boca Junior, në nderim të Maradonës
26.10.2021 - 13:55
Ekipi spanjoll Barcelona dhe ai argjentinas Boca Junior, do të ndeshën mes veti me 14 dhjetor për të nderuar legjendën e futbollit, Diego Maradona.
Ndeshja do të luhet në kuadër të trofeut ‘’Maradona Cup’’. Kjo është hera e parë që luhet ky turne.
Ndeshja e 14 dhjetorit pritet të zhvillohet në Arabinë Saudite në stadiumin ‘’Mrsool Park’’ në Riyath.
Në fillim të karrierës së tij, Maradona kishte luajtur për ekipin Argentinos Junior prej viteve 1976 deri në vitet 1980, ku edhe u transferua në Boca Junior për një vit. Pas Boca Junior, Maradona luajti edhe për ekipin e Barcelonës prej viteve 1982 deri në vitin 1984.
Në nëntor të vitit të kaluar, Maradona vdiq në moshën 60-të vjeçare pas një sulmi në zemër.