Barcelona – Villarreal, mbyllet pjesa e parë me tre gola të shënuar (VIDEO)

Barcelona është duke fituar me rezultat 2-1, ndaj Villarrealit, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

45 minutëshi i parë u mbyll me epërsinë e katalunasve.

Griezmann e hapi serinë e golave për Barcelonën në minutën e 6’ pas asistimit të Lionel Messit.

Arthur e dyfishoi epërsinë në minutën e 15’.

Mysafirët e ngushtuan rezultatin në minutën e 44’ me mesfushorin Santi Cazorla.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.