Barcelona vazhdon me barazime (VIDEO)

Barcelona ka barazuar me rezultat 2-2, me Atletico Madridin, pas barazimit 1-1, në xhiron e kaluar ndaj Celta Vigos.

Skuadra e Quique  Setien nuk po arrinë assesi ta gjej rrugën e fitores në dy ndeshjet e fundit në La Liga.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi belg  Yanick Carrasco i cili i fitoi dy penalltitë e Atleticos.

Të parët që kaluan në epërsi ishin blaugranët me autogolin e Diego Costës.

Saul Niguez e barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 19’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Barcelonën, pasi e rikthyen epërsine me golin e Lionel Messit nga penalltia.

Ishte përsëri Saul Niguez që realizoi nga penalltia në minutën e 62’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-2.

Pas këtij barazimi Barcelona mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, një pikë më pak se Reali që gjendet në vendin e parë me një ndeshje më pak.

Kurse Atletico mbetet në vendin e tretë me 59 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!