Barcelona u eliminua në fazën e grupeve për herë të parë pas 21 viteve

Barcelona u mposht me rezultat 3-0 nga Bayerni, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj humbje, spanjollët u eliminuan nga Liga e Kampionëve për herë të parë pas 21 viteve.

Spanjollët garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Europës.

Në grupin e Barcës, tutje vazhduan skuadra e Bayernit dhe Benficës.