Barcelona shijon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka shijuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Dinamon e Kievit me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi qendërmbrojtësi Gerard Pique në minutën e 36’ pas asistimit të Jordi Albës.

Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e tretë me tri pikë.

Kurse, Dinamo mbetet në vendin e katërt me vetëm një pikë.