Barcelona rikthehet te fitoret, mposht Valencian

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 2-3, ndaj Valencias, pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Granada.

Valencia kaloi në epërsi në minutën e 50’ me Gabriel Paulistën.

Lionel Messi e barazoi rezultatin në minutën e 57’.

Për 1-1, shënoi Antoine Griezmann në minutën e 63’.

Messi shënoi për 1-3 në minutën e 69’.

Carlos Soler shënoi një gol të bukur për ta ngushtuar epërsinë në minutën e 83’.

Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e tretë me 74 pikë, po aq pikë sa ka Reali në vendin e dytë.

Kurse në vendin e parë mbetet Atletico Madridi me 76 pikë.

Në xhiron e ardhshmë Barcelona e pret në shtëpi Atletico Madridin.