Barcelona rikthehet te fitoret, e mposht Villarrealin (VIDEO)

Barcelona e ka gjetur rrugën e fitoreve duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 2-1, pas humbjes nga Osasuna në xhiron e kaluar.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e gjashtë të La Ligas.

Barca krijoi epërsi të dyfishtë brenda 15 minutave me Griezmannin dhe Arthurin.

Villarrreali e ngushtoi epërsinë në minutën e 44’ me Santi Cazorlan.

Në pjesën e dytë Barca, luajti pa Lionel Messin, i cili u detyrua të zëvendësohej pas problemeve që pati në fundin e pjesës së parë.

Pas kësaj fitoreje Barcelona, pozicionohet në vendin e katërt me 10 pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.