Barcelona refuzon ofertën e Interit për Vidalin

Antonio Conte po e dëshiron në ekip Arturo Vidalin, të cilin e njeh mjaftë mirë, pasi me të ka punuar sa ishte pjesë e Juventusit.

‘Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona e ka refuzuar ofertën e Interit për kilianin.

Interi ka kërkuar nga Barcelona që ta huazoj Vidalin për sezonin e ardhshëm, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga blaugranët.

Vidal pritet që në sezonin e ri të ketë pak hapësira në mesfushë, pas ardhjes së Frenkie De Jong nga Ajaxi.