Barcelona ofron 70 milionë euro plus një lojtar për Lautaro Maritinezin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është duke kaluar në formë të mirë në këtë sezon pasi deri më tani i ka shënuar 13 gola dhe ka tri asiste në të gjitha kompeticionet nga 19 ndeshje të luajtura.

Forma e mirë e sulmuesit argjentinas, ka zgjuar interesimin e skuadrës së Barcelonës.

Klubi katalunas, Martinezin po e sheh si zëvendësues të Luis Saurezit.

Gazeta e njohur spanolle “Don Balon”, shkruan se Barcelona ka hyrë në garë seriozisht për Luatro Martinezin.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka insistuar te drejtuesit e klubit që në afatin kalimtar të janarit a sjellinë në qytetin e Milanos, mesfushorin kilian të Barcelonës, Arturo Vidal.

Barca dëshiron që ta shfrytëzoj interesimin e Interit për Vidalin, duke ia ofruar mesfushorin kilian dhe 70 milionë euro.

Lautaro Martinez, nëse transferohet në Barcelonë, atëherë kjo gjë do ndodhë në afatin kalimtar të verës.