Barcelona mposhtet nga Betisi në “Camp Nou”

Barcelona ka zhgënjyer duke u mposhtur me rezultat 0-1 nga Betisi, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Mysafirët golin e fitores e shënuan në minutën e 79-të pas një kundërsulmi të shpejt.

Golin e shënoi sulmuesi Juanmi pas asisitmit të Cristian Tellos.

Pas kësaj humbje Barcelona pozicionohet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Kurse, Betisi pozicionohet në vendin e tretë me 30 pikë.