Barcelona mposhtet në “Camp Nou” nga Celta Vigo

Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 1-2, nga Celta Vigo, ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të në La Liga.

Lionel Messi i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28’ pas asistimit të Busquetsit.

Santi Mina e barazoi rezultatin në minutën e 38’.

Barcelonës iu vështirësuan punët, pasi Lenglet u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 83’.

Santi Mina e shënoi golin e fitores për mysafirët në minutën e 89’.

Pas kësaj humbje Barca mbetet në vendin e tretë me 76 pikë, shtatë pikë më pak se Atletico që pozicionohet në vendin e parë.

Kurse, Celta Vigo pozicionohet në vendin e tetë me 53 pikë.