Barcelona mposht Sevillën, shkëlqen Messi

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 0-2, ndaj Sevillës, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.

Ousmane Dembele i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 29’ pas asistimit të Lionel Messit.

Lionel Messi shënoi për 0-2, në minutën e 85’ një gol të bukur për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.

Pas kësaj fitoreje Barcelona pozicionohet në vendin e tretë 50 pikë.

Kurse, Sevilla në vendin e katërt me 48 pikë.