Barcelona mposht Athletic Bilbaon dhe rimerr kreun e tabelës (VIDEO)

Barcelona ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në La Liga.

Blaugranët e dominuan lojën tërësisht ndaj baskëve, por iu deshtë të prisnin për golin e fitores deri në minutën e 71’ kur shënoi Ivan Rakitic.

Pas kësaj fitoreje Barcelona e rimerr kreun e tabelës me 68 pikë, tri pikë më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak.

Madrilenët të mërkurën luajnë ndaj Mallorcas si vendas dhe priten të kenë punë të lehtë.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.