Barcelona mezi shpëton me barazim (Video)

Borussia Dortmund dhe Barcelona, janë ndarë në barazim me rezultat 0-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Barcelonës në këtë ndeshje nuk i shkoi asgjë mirë, pasi në minutën e 40’ u lëndua Jordi Albai cili u detyrua ta lëshoj fushën e lojës më herët se sa duhej.

Në minutën e 57’ e vetmja gjë pozitive për mysafirët ishte pritja e penalltisë nga Ter Stegen, e cila e shpëtoi nga humbja blaugranët.

Dortmundi këtë ndeshje e dominoi, pasi gjatë tërë kohës ishte në kërkim të golin.

Zëvendësuesi Julian Brandt ishte afër golit duke e goditur traversën, por edhe kësaj radhe fati ishte me mysafirët.

Ajo që vlen të theksohet në këtë ndeshje është rikthimi i Lionel Messit, i cili ishte i lënduar.

Për ta parë penalltinë e pritur nga Ter Stegen, klikoni KËTU.