Barcelona me fitore minimale ndaj Valladolidit (VIDEO)

Barcelona ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Valladolidit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 36-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori kilian Arturo Vidal në minutën e 15’, pas asistimit të Messit.

Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e dytë me 79 pikë, një pikë më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.

Barcelona në xhiron e ardhshme luan si vendas ndaj Osasunës.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.