Barcelona kualifikohet në finale të Kupës së Spanjës

Barcelona është kualifikuar në finale të Kupës së Spanjës, pas fitores me rezultat 3-0, ndaj Sevillës, në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales.

Blaugranët kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm 3-2, nga të dy ndeshjet.

Ousmane Dembele shënoi për 1-0, në minutën e 12’.

Lucas Ocampos kishte mundësi që ta barazonte rezultatin, por goditjen e tij e priti portieri i Barcelonës, Ter Stegen.

Gerard Pique shënoi për 2-0, në minutën e 90+4’.

Golin e fitores e shënoi Braithwaite në minutën e 95’.

Barcelona e pret në finale fituesin e ndeshjes Athletic Bilbao – Levante.