Barcelona interesohet për Pellegrinin

Barcelona është duke menduar për ta përforcuar mesfushën në afatin kalimtar të verës.

Blaugranët dështuan me transferimin e Gerginio  Wijnaldumit i cili iu bashkua Paris Saint-Germain.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo shkruan se Barca është duke menduar për mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrinin.

Pelegrini ka shfaqur formë të mirë në sezonet e fundit te Roma duke qenë lider i skuadrës italiane.

Blaugranët do të kenë problem për ta transferuar Pellegrinin, pasi për 24 vjeçarin interesohet edhe Liverpooli dhe Atalanta.

Ish-mesfushori i Sassuolos ka kontratë me Romën deri në viitn 2022.