Barcelona interesohet për mesfushorin e Napolit

Barcelona është duke menduar që tani për afatin kalimtar të transferimeve në janar.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo” dhe asaj italiane “Gazzetta dello Sport”,  blaugranët dëshirojnë transferimin e mesfushorit spanjoll të Napolit, Fabian Ruiz.

Në ndeshjen Lecce – Napoli, drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, kishte udhëtuar drejtë Italisë, qa ta përcjellte këtë ndeshje e në veçanti mesfushorin e talentuar Fabian Ruiz.

Ruiz ka bërë paraqitje fantastike me Spanjën në Kampionatin Europian për grupmoshat U21, ku edhe u shpallën kampion.

Po ashtu, mesfushori spanjoll në sezonin e kaluar dhe të tanishmin është bërë i pazëvendësueshëm në formacionin e Ancelottit.