Barcelona i vendos klauzolë marramendëse Ansu Fatit

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ansu Fati prej këtij sezoni iu është bashkuar ekipit të parë nga Barcelona B.

Spanjolli ka bërë paraqitje fantastike në sezonin e kaluar me blaugranët duke debutuar si 16 vjeçar.

Barcelona e ka regjistruar Ansu Fatin si lojtar të ekipit senior, duke e regjistruar në Federatë si njërin prej 25 futbollistëve për sezonin 2020/2021.

Blaugranët e kanë blinduar talentin e tyre duke i vendosur klauzolë në vlerë prej 400 milionë eurove nga 170.

Fati ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, pasi nën moshën 18 vjeçare nuk ka mundësi që të nënshkruajë kontratë më të gjatë se tre vjeçare.

17 vjeçari do ta mbajë numrin 22 te Barcelona për këtë sezon.