Barcelona hynë në garë për Traoren

Barcelona është duke menduar për rikthimin e sulmuesit anësor Adama Traore.

Traore ishte larguar nga Barcelona B, në vitin 2015 për t’iu bashkuar Aston Villës.

25 vjeçari ka treguar paraqitje të mira në sezonet e fundit me Wolvesin dhe pritet të largohet nga skuadra angleze pas përfundimit të këtij sezoni.

El Gol Digital shkruan se Barcelona do të ketë konkurrencën e Juventusit dhe të Bayernit për spanjollin.

Traore në këtë sezon i ka shënuar tre gola dhe tri asistime në të gjitha garat.