Barcelona fiton ndaj Getafes edhe pa Lionel Messin (VIDEO)

Barcelona ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Getafen me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Në këtë ndeshje blaugranët luajtën pa Lionel Messin, i cili u lëndua në mesjavë.

Barca kaloi në epërsi në minutën e 41’ me Luis Suarezin, pas asistimit të portierit Ter Stegen.

Golin e dytë për mysafirët e shënoi Junior Firpo në minutën e 49’.

Pas kësaj fitoreje Barcelona pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë.

Për t’i parë golat klikoni këtu.