Barcelona fiton me lehtësi ndaj Villarrealit (VIDEO)

Barcelona është rikthyer te fitoret pas barazimit ndaj Atletico Madridit, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të thellë 4-1, në kuadër të xhiros së 34-të në La Liga.

Blaugranët kaluan në epërsi me autogolin e Torresit.

Villarreali e barazoi rezultatin në minutën e 14’ me Gerard Morenon.

Mysafirët e rikthyen epërsinë në minutën e 20’ me golin e Suarezit.

Për 3-1, shënoi Antoine Griezmann në fundin e pjesës së parë.

Sulmuesi i ri spanjoll, Ansu Fati shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1,  në minutën e 86’.

Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, katër pikë më pak se Real Madridi që pozicionohet në vendin e parë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.