Barcelona fiton me lehtësi ndaj Eibarit, shkëlqen Messi (VIDEO)

Barcelona ka shënuar një fitore të lehtën ndaj Eibarit si mysafir me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Lionel Messi me një gol dhe një asist.

Griezmann kaloi katalunasit në epërsi në minutën e 13’.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes Lionel Messi në minutën e 58’.

Luis Suarez shënoi në minutën e 66’ për 3-0, pas asistimit të Messit.

Pas kësaj fitoreje Barcelona pozicionohet në vendin e parë me 19 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.