Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve

Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes me rezultat 3-0 nga Barcelona, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligë ne Kampionëve.

Sulmuesi gjerman Thomas Muller shënoi për 1-0 në minutën e 34-të, pas një asistimi të bukur nga Robert Lewandowski.

Për 2-0 shënoi sulmuesi gjerman Leroy Sane një gol të bukur nga distanca.

Çështjes së fituesit i dha fund mesfushori Musiala në minutën e 62-të.

Pas kësaj humbje Barcelona pozicionohet në vendin e tretë me shtatë pikë duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve. Blaugranët do t’i vazhdojnë garat në Ligën e Europës në fazën e eliminimit direkt.

Bayerni e mbyll grupin me 18 pikë, me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje.