Barcelona e shtyn Arthurin drejt Juventusit

Juventus dhe Barcelona, janë në negociata në muajt e fundit për një shkëmbim të mundshëm për lojtarët Miralem Pjanic – Arthur Melo.

Mediat spanjolle dhe ato italiane, kanë raportuar se klubet janë pajtuar për një shkëmbim të tillë së bashku me Pjanicin, por pengesa quhet Arthur Melo.

Mesfushori brazilian nuk dëshiron që të largohet nga Camp Nou, këtë gjë ia bërë të ditur Juventusit dhe Barcelonës.

Gazeta spanjolle “AS”, ka shkruar sot se Barcelona është duke e shtyrë Arthur Melon, që ta pranoj transferimin në Juventus.

Arthur Melo iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 nga Gremio për 31 milionë euro.

23 vjeçari ka kontratë me blaugranët deri në vitin 2024.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!