Barcelona e konsideron transferimin e portierit të Ajaxit

Barcelona është duke e vëzhguar portierin e Ajaxit, Andre Onana.

Onana që disa sezone radhazi është duke bërë paraqitje fantastike me holandezët në Ligën e Kampionëve dhe në Holandë.

Gazeta Sport, shkruan se Onana  shihet si zëvendësuesi ideal i Marc-Andre Ter Stegen.

Ter Stegen mund të largohet nga blaugranët në afatin kalimtar të verës, por Barca duket se është duke menduar që tani për zëvendësuesin e tij.