Barcelona e dëshiron me çdo kusht largimin e Rakiticit

Mesfushori europian Ivan Rakitic, duket se i ka ditët e numëruara në Camp Nou.

Kroati iu ka bashkuar Barcelonës në verën e vitit 2014, nga Sevilla, duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm me klubin katalunas.

Gazeta spanjolle “SPORT”, shkruan se katalunasit e dëshirojnë me çdo kusht largimin e 32 vjeçarit.

Rakitic pritet ta përfundoj aventurën e tij në Barcelonë në afatin kalimtar të verës.

Po ashtu nga Barcelona pritet të largohet edhe mesfushori kilian Arturo Vidal.