Barcelona dhuron spektakël ndaj Ferencvarosit (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 5-1, ndaj Ferencvarosit, në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi e hapi serinë e golave në minutën e 27’ nga penalltia.

Për 2-0, shënoi Ansu Fati në minutën e 42’.

Blaugranët pjesën e dytë e nisën mirë duke e trefishuar epërsinë në minutën e 52’ me Coutinhon.

Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68’ duke shkaktuar penallti.

Mysafirët e shënuan golin e nderit në minutën e 70’ me Kharatin.

Pedri shënoi për 4-1, në minutën e 82’.

Për rezultatin përfundimtar 5-1, shënoi Ousmane Dembele në minutën e 89’.

Në ndeshjen e ardhshme Barcelona do të luajë si mysafirë ndaj Juventusit më 28 tetor.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.