Barcelona dështon të fitoj ndaj Real Sociedadit (VIDEO)

Barcelona ka dështuar të fitoj ndaj Real Sociedadit duke barazuar me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të në La Liga.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Mikel Oyarzabalan në minutën e 12’.

Antoine Griezmann e barazoi rezultatin në minutën e 38’.

Barca kaloi në epërsi në minutën e 49’ me Luis Suarezin.

Por, Sociedadi nuk u dorëzua dhe arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 62’ me Alexander Isakin.

Pas këtij barazimi Barcelona mbetet në vendin e parë me 35 pikë, me një pikë më shumë se Reai i cili luan nesër ndaj Valencias.

PËR T’I PARË GOLAT E NDESHJES KLIKONI KËTU.