Barcelona dështon ndaj Levantes

Barcelona ka barazuar me Levanten me rezultat 3-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në La Liga.

Lionel Messi shënoi për 0-1 në minutën e 25’.

Për 0-2, shënoi Pedri në minutën e 34’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.

Vendasit e barazuan rezultatin në pjesën e dytë për dy minuta.

Melero shënoi për 1-2 në minutën e 57’.

Në minutën e 59’ Morales shënoi për 2-2.

Ousmane Dembele e riktheu epërsinë e mysafirëve në minutën e 64’.

Sergio Leon e barazoi rezultatin për 3-3 në minutën e 83’.

Me këtë barazim Barcelonës iu vështirësohen punët për titullin e kampionit, pasi pozicionohet në vendin e dytë me 76 pikë.