Barcelona – Atletic Bilbao mbyllet pjesa e parë pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në ndeshjen Barcelona – Atletic Bilbao.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.

Gjatë 45 minutëshit të parë blaugranët e udhëhequr nga Quique Setien, posedimin e topit e kanë pasur 70 %, që tregon një dominim total të vendasve.

Bilbao ka arritur mjaftë mirë që ta ruaj portën e paprekur gjatë pjesë së parë duke i bërë vetëm pesë goditje të cilat ishin jashtë kuadrit të portës.