Ballkani sot e pret Feronikelin në Suharekë

Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, do të luhet sot në Suharekë, mes Ballkanit dhe Feronikelit, prej orës 16:00.

Të martën u zhvilluar ndeshja e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, të cilën e fituan vendasit me rezultat 3-0.

Ndeshja e sotme pritet të jetë një finale para finales, për shkak të cilësisë së skuadrave.

Aktualisht Feronikeli, është kampion i Kupës së Kosovës, pasi e kishte mposhtur Trepçen ’89 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në këtë sezon këto dy skuadra janë takuar dy herë,  duke triumfuar dy herë skuadra e drejtuar e Ismet Munishit, e cila kishte fituar në Suharekë me rezultat 2-0, kurse në Drenas kishin fituar me rezultat 2-0.

Ndeshja e kthimit pritet të luhet më 17 qershor.