Ballkani mposhtet edhe pse ishte në epërsi 3:0

Trepça ’89 ka shënuar një fitore dramatike naj Ballkanit, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së tetë në Superligë.

Ndeshjen e nisën mirë mysafirët duke kaluar në epërsi në minutën e 30’ me Nazi Gripshin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, Ermal Krasniqi shënoi për 0-2, në minutën e 46’.

Suharekasit e shënuan golin e tretë me Mirlind Dakun në minutën e 54’, duke menduar se kjo ndeshje ka përfunduar.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me sulmuesin Bissmark në minutën e 65’.

Rilind Namani e bëri më interesant lojën duke shënuar për 2-3, në minutën e 75’.

Bissmark e barazoi rezultatin në minutën e 79’ pas asistimit të Adenis Shalës.

Golin e fitores Bissmark e shënoi në minutën e 90+3’, pas një topi të kthyer.

Bissmark shënoi hat-trick dhe një asistim në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë.

Kurse, Ballkani në vendin e parë me 19 pikë.