Ballkani mbetet në lloçin e Flamurtarit

Flamurtari e ka befasuar Ballkanin, duke e mposhtur me rezultat 2-0, në Prishtinë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe pas kësaj humbje, suharekasit mbesin në vendin e parë me 44 pikë, një më shumë se Drita që pozicionohet në vendin e dytë.

Kurse Flamurtari ngritet në vendin e tetë me 28 pikë, duke u larguar nga zona që e dërgon një rangë më poshtë.

Bashkim Shala i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 20’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për vendasit.

Veton Kabashi e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Mirlind Daku shënoi golin e vetëm për Ballkanin në minutën e 89’.