Ballkani lider i ri i Superligës, e mposht me lehtësi Dukagjinin (Foto)

Ballkani ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dukagjinit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Suharekasit e nisën furishëm lojën pasi në minutën e 18’ kaluan në epërsi me Blendi Baftiun.

Epërsinë e dyfishoi Arbër Hoxha në minutën e 22’.

Çështjen e fituesit Ballkani e përfundoi në pjesën e parë me Jetmir Topallin, duke shënuar për 3-0.

Pas kësaj fitoreje Ballkani e merr kreun e tabelës me 26 pikë.

Kurse Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 7 pikë.