Ballkani kërkon të rikthehet te fitorja ndaj Malishevës

Ballkani sot do të përballet me Malishevën në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit vijnë pas humbjes tronditëse me rezultat 4-1 nga Llapi në xhiron e kaluar.

Shkaku i kësaj humbje, Ballkani e humbi kreun e tabelës, duke rënë në vendin e tretë me 24 pikë.

Kurse, Malisheva në ndeshjen e fundit ka shënuar fitore me rezultat 0-1 ndaj Feronikelit.

Malisheva aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë me 15 pikë.

Në letër, skuadra e Ballkanit e drejtuar nga Bekim Isufi konsiderohet favorite në takimin e sotëm.

Takimi i parë i zhvilluar mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar pa fitues me rezultatin 0-0.

Ballkani – Malisheva luhet nga ora 13:00.