Ballkani gjen rrugën e fitores, mposht Malishevën
25.11.2021 - 15:18
Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Malishevës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Punët u përkeqësuan për Malishevën në minutën e 69-të, pasi Hasan Hyseni u ndëshkua me karton të kuq.
Vendasit i kaloi në epërsi Albion Rrahmani në minutën e 75-të, duke e shënuar golin e tij të parë për Ballkanin në këtë sezon.
Për rezultatin 2-0 shënoi Ermal Krasniqi nga penalltia në minutën e 90+1.
Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 27 pikë, kurse në xhiron e ardhshme luan si mysafir ndaj Feronikelit.
Malisheva pozicionohet në vendin e nëntë me 15 pikë, në xhiron e ardhshme luan ndaj Drenicës në shtëpi.