Ballkani fiton ndaj Dukagjinit, shkëlqen Blendi Baftiu

Ballkani ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Dukagjinit me rezultat të thellë 5-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Për suharekasit ka shkëlqyer Blendi Baftiu duke shënuar hat-trick.

Baftiu i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24’ duke shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Ballkanin.

Ballkani e dyfshoi epërsinë me Baftiun nga penalltia në minutën e 48’.

Për 3-0, shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 61’.

Blendi Baftiu e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 74’ duke shënuar për 4-0, nga penalltia.

Arthur Magani shënoi për 5-1.

Dukagjini e shënoi golin e nderit me Granit Elezajn në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 56 pikë.

Kurse Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.