Ballkani fiton me lehtësi ndaj Ferizajt (FOTO)

Ballkani ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, kaloi në epërsi në minuën e 26’ me Edvin Kuc.

Në pjesën e  dytë, Arbër Hoxha nga penalltia e dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 90’ Ruxhi shënoi për 3-0.

Pas kësaj fitoreje suharekasit e ruajnë pozitën e parë me 40 pikë, tri pikë më shumë se Drita e Prishtina.