Ballkani – Feronikeli, mbyllet pa gola, finalisti i kupës përcaktohet në Drenas

Ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, me rezultat 0-0, e cila është zhvilluar në Suharekë.

Pjesa e parë ishte më e balancuar duke luajtur me shumë kujdes të dy skuadrat.

Në pjesën e dytë rastë të mirë për gol pati Mirlind Daku në minutën e 73’, por goditjen e tij me kokë e priti portieri i Niklit.

Rastin më të mirë për gol për Feronikelin e pati Mendurim Hoti në minutën e 76’, por goditjen e tij e largoi nga vija e golit mbrojtësi Besnik Krasniqi.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 qershor, në Drenas ku edhe do të vendoset se cila skuadër do të shkoj në finale.

Kujtojmë se në ndeshjen tjetër Prishtina – Drenica, e kanë fituar kryeqytetasit me rezultat 3-0, të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani – Feronikeli, përfundon pjesa e parë (FOTO)