Ballkani edhe zyrtarisht kampion vjeshtor

Skuadra suharekase Ballkani edhe zyrtarisht është shpallur kampion vjeshtor, ende pa e luajtur ndeshjen e fundit nesër ndaj Vushtrrisë.

Pas barazimit të Gjilanit ndaj Prishtinës dhe humbjes së Dritës, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi mbetet në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se vendi i dytë që është Gjilani.

Ballkani ka mundësi që ta thelloj epërsinë e pikëve ndaj vendit të dytë të hënën nëse fiton ndaj Vushtrrisë në stadiumin “Ferki Aliu”.

Kujtojmë se skuadra e Ballkanit në katër ndeshjet e radhës nuk do të drejtohet nga trajneri Ismet Munishi, pasi ky i fundit u dënua nga FFK-ja, pasi mori karton të kuq në xhiron e kaluar ndaj Gjilanit.