Ballkani e fiton derbin ndaj Dritës (FOTO)

Ballkani ka triumfuar në derbin e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës, ndaj Dritës me rezultat të pastërt 2-0.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Ismet Munishit, pozicionohet në vendin e parë e vetme me 44 pikë.

Ndërkaq, Drita mbetet në vendin e tretë me 40 pikë.

Gola në pjesën e parë nuk pati.

Në pjesën e dytë suharekasit u treguan ma të vëmendshëm.

Blendi Baftiu shënoi pas një topi të kthyer në minutën e 75’.

Edvin Kuç e dyfishoi epërsinë me një super gol pas asistimit të Mirlind Dakut.

Në xhiron e ardhshme Ballkani luan si mysafir ndaj Flamurtarit.

Kurse Drita e pret në Gjilan, Prishtinën.