Ballkani, Drenica dhe Dukagjini janë skuadrat e para që sigurojnë çerekfinalen në Kupën e Kosovës

Sot janë zhvilluar katër takime në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Ndeshja kryesore ishte ajo ndërmjet Ballkanit dhe Trepçes ’89.

Ballkani ka shënuar një fitore të lehtë ndaj mitrovicasve me rezultat 3-0.

Golat i shënuan Arbër Hoxha në minutën e 54’, Blendi Baftiu në minutën e 80’ dhe Ermal Krasniqi në minutën e fundit të ndeshjes.

Feronikeli është skuadra tjetër që është kualifikuar në çerekfinale, duke e mposhtur skuadrën A&N, me rezultat 5-0.

Dukagjini ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Vitisë, me rezultat 2-1.

Kurse, Drenica ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Dardanës, me rezultat 4-0.

Nesër luhen edhe katër takime tjera në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.