Bale shkëlqen në fitoren e Tottenhamit

Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 4-0, ndaj Sheffield Unitedit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34-të në Premierligë.

Gareth Bale e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0, në minutën e 36’.

Ishte përsëri sulmuesi uellsian që shënoi për 2-0, në minutën e 61’.

Bale e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 69’ duke shënuar për 3-0.

Heung-Min Son shënoi për 4-0, në minutën e 77’.

Pas kësaj fitoreje Tottenhami ngjitet në vendin e pestë me 56 pikë.

Kurse, Sheffieldi mbetet në vendin e fundit me 17 pikë.