Bale me rrogë të ‘çmendur’ te Tottenhami

Gareth Bale është rrugës që të kthehet te Tottenhami.

Sulmuesi uellsian u largua nga Tottenhami në verën e vitit 2013, duke iu bashkuar Real Madridit, por duket se epoka e tij ka përfunduar te klubi spanjoll, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit më në 31 vjeçarin.

Sky Sport Italia, shkruan se Tottenham dhe Reali janë në bisedime për pagën e Bale që është 17 milionë euro në sezon.

Bale është duke e shtyrë këtë transferim që t’i bashkohet Spursav, por kjo marrëveshje dëshiron kohë.

Real Madrid ia ka bërë me dije se Tottenhami duhet ta paguaj pagën e uellsianit, gjë e cila është miratuar nga trajneri Jose Mourinho.